Zona e Freskut në Tiranë, hapen zyra të reja të Njësisë 12

202

Banorët e zonës së Freskut, Qesarakës dhe ish-Fizikës Bërthamore nuk kanë pse udhëtojnë gjatë për të marrë një shërbim në njësinë e tyre administrative.

Pas hapjes së Njësisë 13 në zonën e Kodrës së Diellit dhe Selitës, Njësisë 14 në zonën e Kasharit dhe Unazës së Re, Bashkia e Tiranës hapi edhe zyrat e reja të Njësisë 12 që përfshin lagjet e reja të krijuara vitet e fundit në veri-lindje të kryeqytetit.

Shërbimet si: ndihma ekonomike, certifikatat, apo kartat e reja të identitetit, banorët mund t’i bëjnë pranë zonës së tyre.

Kreu i Bashkisë së Tiranës ftoi banorët të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të kryer regjistrimet e gjendjes civile pranë kësaj njësie.