Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, potencial për tërheqjen e investitorëve të huaj

9

Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA Tirana) mes Kasharit dhe Vaqarrit është një tjetër zhvillim me rëndësi strategjike që nis të ndërtohet në një hapësirë 35 hektarë sipërfaqe, për të gjitha bizneset ndërkombëtare që duan të investojnë në Tiranë, kryesisht në fushën e teknologjisë së informacionit, prodhimin e automjeteve dhe turizmit.

Sipas vendimit që është botuar në Fletoren Zyrtare, Zona e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik (TEDA) përbën një potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

Përmes TEDA Tirana, bashkia e Tiranës synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus tek industritë prodhuese, si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj.

Në përputhje me ofertën e Zhvilluesit, vlera e investimit dhe riinvestimit për realizimin e
Projektit do të jetë 1,287,393, 435 lekë, pa TVSH. Institucioni përgjegjës ka të drejtë të monitorojë përmbushjen e vlerës së investimit dhe riinvestimit në kohë sipas projektit,
në përputhje me kushtet e parashikuara në këtë kontratë.

Përmes TEDA Tirana, qeveria dhe bashkia kanë krijuar një stacion, i kanë dhënë një status ligjor kësaj zone të lirë ekonomike, ku një kompani mjafton vetëm të paraqitet tek enti zbatues, për t’u akomoduar në të.

/ata.gov.al