Zvicër, birrë me simbolin e shqiponjës në nder të Xhakës e Shaqirit

308

Luzerner Bier në Zvicër ka krijuar një birrë speciale me shqiponjë. Ideja është mbështetja e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës që festuan duke formuar shqiponjën pas golave të tyre në fitoren 2:1 ndaj Serbisë. Edicioni special i birrës është krijuar dje dhe është publikuar në rrjetet sociale të Luzerner Beer.

Poshtë një fotografie ku shihet paketimi i ri i kësaj birre është shkruar: “Jashtëzakonisht freskuese, si edhe përfaqësuesja jonë në futboll”.

Simbolin e shqiponjës dykrerëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë bërë personalitete të ndryshme, për t’u dhënë mbështetje dy futbollistëve që përmes atij gjesti treguan dashurinë për vendin e tyre.