Zvicër / Shqiptari zgjidhet në parlamentin e Muri-Gümlingen në Bern

8

Hilmi Gashi, aktivisti i mirënjohur shqiptaro-zviceran ka arritur të fitojë një vend në Parlamentin e komunës Muri-Gümligen në Kantonin e Bern-it, Zvicër. Gashi është aktivist në çështjet e migracionit. Vitin e kaluar u zgjodh anëtar në Komisionin Federativ për Migracion dhe në Komisionin kundër racizmit. Gjithashtu ai është zgjedhur në bordin ekzekutiv të sindikatës Unia.

Partia e gjelbër e Muri-Gümligen në Kantonin e Bern-it ka fituar pesë mandate në parlamentin e komunës. Përmes një postimi në Facebook Gashi falenderoi të gjithë votuesit për besimin e dhënë dhe premton angazhim me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!

Hilmi Gashi është njëri ndër shqiptaro-zviceran më të angazhuar dhe njihet si ekspert i politikave të migracionit në Zvicër. Angazhimi i tij shkon përtej Zvicrës. Ai është pjesë aktive e Bordit të Organizatës Germin, e cila angazhohet për përfshirjen aktive të Diasporës në politikat ndërshtetërore.