Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe të shtunën, ja në cilat qytete

20

Ditën e shtunë, datë 20 korrik 2019, zyrat e aplikimit për dokumentet biometrike në Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë do të jenë të hapura deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel.

Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë.

Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë në fund të këtij viti nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.