Zyrtare! Përjetësisht një rrugë me emrin e Fan Nolit në New York

16

Diaspora Shqiptaro Amerikane përjetoi dje një ditë historike në Bronx të Nju Jorkut. Një rrugë në Morris Park të Bronx-it në New York iu vendos emri i burrit të ndritur të Kombit: “Fan Noli”!

Kjo rrugë me këtë emër të madh u realizua nën kujdesin e posacëm të Mark Gjonaj “Nder I Kombit” ish këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut ne bashkëpunim të ngushtë me Federatën Panshqiptare “Vatra” ku një ndër themeluesit e saj ka qenë vetë Fan Noli.