Zyrtare/ Pushim edhe 30 nëntori

300

Të gjithë ata që kanë planifikuar pushime për Festat e Nëntorit, le t’i planifikojnë ato për 5 ditë pasi dita e premte do të jetë pushim.

Qeveria ka caktuar ditën e premte, datë 30 nëntor, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Dita e punës, e datës 30.11.2018, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti, thuhet në vendimin e sotëm të qeverisë i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.