Çfarë u bë me ”Ice Bucket Challenge”?!

234

ALS-ice-bucket-challenge-ss-1920

Nga të gjitha trendet që kanë kaluar nëpër internet vitin e kaluar, ajo që mungon më shumë është sfida ‘’Ice bucket challenge’’. Duke menduar se edhe ju keni pasur mundësi ta ndiqni atë sfidë ose duke u bërë pjesë e saj ose, e pakta, duke parë videon e dikujt tjetër, qëllimi i vërtet i asaj sfide ka qenë ndërgjegjësimi i njerëzve për sëmundjen e ALS ( Skleroza amiotrofike laterale). Për shumëkënd ‘’Ice Bucket Challenge’’ është dukur si një budallallek i radhës i shëndërruar në viral,  por rezultatet ishin me të vërtet befasuese.

Së pari, shoqata e ALS njofton se janë ngritur rreth 100 milion dollarë falë ‘’Ice Bucket Challenge’’, në një afat kohor të tillë, një viti më parë kishin ngritur vetëm 2.8 milion dollarë.  Të gjitha këto para shkojnë për të bërë kërkime rreth sëmundjes ALS. Duhet të dini se sot vuajnë nëpër botë rreth 30 000 mijë përsona, nga të cilët vetëm 20% e tyre mund të jetojnë në 5 vitet e ardhshme, kjo e bën shumë të rëndësishme kërkimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje.

Kërkuesi për terapinë e ALS, Jonathan Ling, ka shkruar për suksesin e ‘’Ice Bucket Challenge’’ dhe gjithashtu për përparimin që ka pasur në hulumtimet rreth sëmundjes. Ai thotë se gjithmonë ka kërkuar rreth kësaj sëmundje, por është motivuar akoma më shumë kur ka parë reagimin e shumë mosbesuesve rreth donacioneve të ‘’Ice Bucket Challenge’’.  Me donacionet që janë dhënë si pasojë e kësaj sfide, është bërë një punë e mahnitshme dhe kjo jep shpresë për trajtimin e sëmundjes.

Dr.Ling bashkë me ekipin e tij, të cilët i janë përkushtuar kërkimeve rreth kësaj sëmundje, kanë zbuluar një mutacion brenda një proteine të veçantë në qeliza, e njohur si TDP-43. Në 97% të përsonave me ALS kjo protein nuk po kryen funksionin të cilin duhet të kryeje, dhe Dr. Lind mendon se ky është çelësi.

Bush-Ice-Bucket-Challenge nrm_1409070300-leonardo-dicaprio-ice-bucket-challenge 19-andy-cohen-ice-bucket-challenge.w529.h352.2xmark-zuckerberg-ice-bucket-challenge-ftr Rita-Ora-ice-bucket-challenge

 

Burimi: Iheartintelligence