Dy soprano shqiptare përzgjidhen si gjysmëfinaliste në konkursin botëror të operas, OPERALIA, në Lisbonë.
Para disa ditësh ka filluar gara prestigjioze e muzikës klasike “Operalia” 2018. Këtë vit gara është duke u mbajtur në Teatrin Kombëtar të Sao Carlos, në Lisbonë. Kjo është hera e parë që kjo garë po mbahet në Portugali. Sivjet pjesë e kësaj gare për çmimin e madh “Operalia” 2018 janë edhe sopranot kosovare Elbenita Kajtazi dhe Marigona Qerkezi. Ato kanë kaluar edhe një fazë tjetër në garën operistike.
Të martën, në një natë tjetër gjysmëfinale, dy shqiptaret kanë kaluar në fazën tjetër të garës së artistëve të rinj të botës së operës. Ato tanimë janë semifinaliste të garës dhe paraqitjen tjetër do ta kenë më datën 30 gusht dhe garojnë me gjithsej 22 artistë të tjerë në këtë garë të gjysmëfinales në fushën e operës.
“Operalia” është themeluar në vitin 1993 nga i madhi Placido Domingo për të promovuar dhe për të ndihmuar talentet e reja në botën e operës.
Në vitin 1993 këtë çmim e pati marrë Inva Mula, ndërsa në vitin 2016 njëri nga fituesit ishte tenori Ramë Lahaj.