Gazetari, libër për bukuritë e Kosovës

273

Libri “Shtegtimet e një Gazetari”, i Rexhep Rifatit, është i pari i cili mund të shërbejë edhe si hartë turistike për viset shqiptare, e në veçanti për Kosovën.

Rifati punoi për tre vjet që t’i vendoste të gjitha vendet me rëndësi kulturore në letër.

Përveç promovimit të vlerave kulturore, me anë të këtij libri, që do të jetë në shitje vetëm në Zvicër, do të përmbushet edhe një qëllim tjetër. Nga shitja e këtij libri do të ketë një numër bursash për studentët kosovarë.