‘Gjergj Kastrioti”, 60 piktorë prezantojnë punimet për heroin kombëtar

189

Më shumë se 60 telajo, nga Kosova, muzeu i Krujës dhe studiot e artistëve shqiptarë të shpërndarë në të gjithë botën, kanë mbërritur në Tiranë. Në Muzeun Historik Kombëtar dyert për Skënderbeun dhe Krujën janë hapur. Portrete e peizazhe, diku edhe të kompozuara edhe bashkë, janë vetëm pak nga telajot që gjejmë të ekspozuara.

Një mit për të cilin nuk është asnjëherë shteruese të krijosh. Kështu e përcakton figurën e heroi piktori Qamil Prizreni.

Në këtë ekspozitë, Gjergj Kastrioti vjen jo vetëm luftarak, por edhe shumë njerëzor.

Më shumë se 10 telajo kanë mbërritur në Tiranë nga Kosova e Diaspora, e po aq edhe nga Muzeu i Krujës. Megjithatë ekspozita ekspozon për herë të parë më shumë se 40 vepra të reja të piktorëve në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.