Historia frymëzuese e 16 vjeçares për të cilën po flet gjithë bota

167

Vajza që shihni në foto është Greta Thunberg nga Suedia e cila po udhëheq protestat e të rinjve në disa vende të botës për ndryshimet klimatike. 16 vjeçarja nuk pati frikë të flasë të vërtetën dhe guximi i saj bëri që të dilte krahas liderëve të mëdhenj e të fliste për rrezikun që i kanoset botës për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mungesës së politikave.

Thunberg shkoi në Bruksel më 12 shkurt dhe iu drejtua me një fjalim përfaqësuesve të BE-së duke thënë se ata nuk po bënin aq sa duhet për të parandaluar ndryshimet klimatike. Duartrokitjet nuk pushuan kur ajo tha: Udhëheqësit e botës flasin për gjithçka, përveç krizës klimatike.

Greta udhëhoqi protestën që u mbajt së fundmi nga mijëra studentë belgë të cilët dolën nga mësimi dhe me pankarta në duar mbushën rrugët duke kërkuar ti jepet fund ndryshimeve klimatike. Ajo kërcënon edhe me grevë, duke shtuar se vendi i saj Suedia dhe shumë vende të tjera evropiane nuk janë në përputhje me marrëveshjen e klimës së Parisit.