Java Kulturore sjell “Italinë në telajo” në Berat

26

Java Kulturore Italiane ka bërë bashkë emrat më të njohur të pikturës shqiptare. Në Galerinë e Artit “Edward Lear” në Berat, u hap sot ekspozita “Italia në telajo” me piktura të punuara nga artistë të shquar shqiptarë. Punët e përzgjedhura për këtë ekspozitë paraqesin piktura e peizazhe dedikuar Italisë.

Ekspozita u organizua nga galeria e qytetit të Beratit si dhe Konsullata Italiane Vlorë. Piktorët pjesëmarrës në të janë artistë të grupit Plein Air ku mes tyre veçojmë emra si Buron Kaceli, Pashk Pervathi, Adrian Cene, Zhaneta Kadillari, Agron Polovina, Anila Zajmi e shumë të tjerë.

Piktorët shqiptarë kanë sjellë perceptimet e tyre mbi natyrën dhe peizazhin italian në Galerinë e Arteve pranë Pallatit të Kulturës, Berat, duke u sjellë artdashësve një eksperiencë plot ngjyra.

/ata.gov.al