Kantautori shqiptar, Ermal Meta, kalon në naten finale të Sanremos

456

Kantautori shqiptar Ermal Meta kaloi në natën finale të festivalit italian të këngës, Sanremo. Ai u klasifikua mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Al Bano dhe Fiorela Manoja, ndërsa la pas në rrezik eleminimi Xhuzi Ferrerin dhe Ronin.

Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” konsiderohet si një nga krijimet me tekstin që përcjell mesazhin më të fortë në këtë festival. Artisti shqiptar, i prezantuar në këtë edicion si një emigrant që me punë dhe pasion mbërriti deri në skenën e Aristonit, sjell një këngë kundër dhunës në familje.