Libri “Skanderbeg, Princi i Epirit” është promovuar në Slloveni

295

Libri në gjuhën shqipe “Skanderbeg Princi i Epirit” është promovuar në Koper të Sllovenisë

Veprimtaria u organizua nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” dhe u mbajt në mjediset e Qendrës Kulturore Shqiptare “Kulla e Koperit”.

Libri sillet në gjuhën shqipe nga origjinali në gjuhën e vjetër italiane “Commentario de le Cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, Principe di Epyrio”, i vitit 1544.

Më pas për të pranishmit përmes një diskutimi të hapur u prezantuan të dhëna, fakte e tregues rreth figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbështetur në dokumente të shekujve më parë.