Liqeni i Shkodrës, zonë pilot për zhvillimin e ekosistemeve

172

Vendet Adriatiko-Joniane janë bërë bashkë për diskutimin e strategjive të përbashkëta në mbrojtje të ekosistemeve dhe përdorimin e qëndrueshëm të shërbimeve, si objektiv kryesor i projektit IMPRECO.

Liqeni i Shkodrës është zona pilot për të cilën do të punohet për të krijuar modele që shërbimet e ekosistemeve të ngrihen dhe të përdoren në mënyrë të qëndrueshme pa penguar peshkatarët, fermerët, bletërritësit apo aktivitetet turistike dhe njëkohësisht duke ruajtur biodiversitetin e zonës.

Në kuadër të këtij projekti, vizita studimore në Kretë ishte një mundësi për të parë praktikat e vendeve anëtare të BE-së për menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve dhe përdorimin e shërbimeve të tyre, bën të ditur Fondi Shqiptar i Zhvillimit.