“Nëntori Shqiptar 2018”, Ansambli Popullor dhe perlat e folklorit shkojnë në Gjermani

202

“Nëntori Shqiptar 2018” në Gjermani starton në qytetet Esen dhe Mynih më 16 dhe 19 nëntor, ku trupa e Ansamblit Popullor do të dhurojë disa nga perlat e folklorit shqiptar.

Trupa e Ansamblit Popullor do të dhurojë emocione të mëdha në dy koncertet që do të zhvillojë në qytetet Essen dhe Munich më 16 dhe 19 nëntor.

Publiku shqiptar dhe gjerman do të ketë mundësinë të ndjekë disa nga perlat e folklorit shqiptar të punuara nga Mjeshtri Rexhep Çeliku për 60-vjetorin e krijimit të Ansamblit.

Ky koncert organizohet në kuadër të aktivitetit “Nëntori Shqiptar 2018” në Gjermani