Përurohet Parku Japonez në Korçë

92

Në Korçë inaugurohet sot Parku Japonez, një hapësirë e gjelbër e konceptuar me pasqyra uji, ura, bimësi japoneze dhe detajeve të tjera tipike.

Në ditën e Kulturës Japoneze, Bashkia e Korçës ka organizuar edhe një koncert me muzikë dhe instrumenta tradicionale japoneze nga Munedaiko Band.

Parku japonez në Korçë shtrihet në rreth 15,000 m2 rrëzë kodrave të qytetit, që janë kthyer tashmë në një hapësirë dekorative dhe të dashur për qytetarët.

Falë këtij projekti, 27 “kopshte komunitare” shërbejnë si hapësira funksionale për banorët e Korçës, të cilët duan të merren me kopshtari dhe kultivimin e prodhimeve të ndryshme.