Rijetësohen 6 dyqane në Pazarin e Krujës

91

Pazari i Krujës, i ndodhur në të dy anët e rrugës me kalldrëm që të çon drejt kalasë së qytetit, është një ansambël që ruan vlera të padiskutueshme historike dhe arkitektonike.

Në këtë pazar kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese dhe mobilimi i brendshëm i 6 dyqaneve. Këto punime u realizuan me investim të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim, në bashkëpunim me vetë bizneset.

Projekti kishte për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe organizimin e pjesës së brendshme në mënyrë sa më efikase, duke pasur në vëmendje trajtimin e materialit bazë dhe përfaqësues të këtij ansambli, materialin e drurit.

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë konsultuar dhe monitoruar në mënyrë të vazhdueshme ecurinë punimeve.