Riparohet Mozaiku i Meandrit, monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të Durrësit

4

Gjatë rikonstruksionit të një pallati në lagjen 11 të Durrësit, e dëmtuar nga tërmeti, është rehabilituar edhe kati nëntokë ku ndodhet një monument mjaft i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, Mozaiku i Meandrit.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës është kërkuar të realizohet zhvendosja e këtij mozaiku drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit në mënyrë që ai të vizitohet nga qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë qytetin sepse ai është një aset tjetër më vlera të mëdha arkeologjike i Durrësit.

Mozaiku i Meandrit i punuar në teknikën bardh e zi i përket shekullit I të erës sonë dhe ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të Diellit në lëvizje.

Ka formën e kryqit të thyer dhe pjesë të këtij simboli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve.

/ata.gov.al