Sarandës pritet që t’i shtohen 550 pemë dekorative

121

Bashkia Sarandë vijon punën për mbjelljen e pemëve të reja dekorative dhe zëvendësimin e atyre të dëmtuara, me të reja.

Pas mbjelljes të qindra fidanëve në trotuaret e qendrës dhe periferisë së Sarandës, dita e 30 janarit i është përkushtuar tërësish hapjes së gropave për mbjelljet e reja apo zëvendësimet që do të bëhen në ditët në vijim, në trotuaret e Metoqit dhe Çukës.

Aksioni për mbjelljen e pemëve të reja dhe zëvendësimin e të dëmtuarave, ka nisur qysh në ditët e para të vitit 2019 dhe do të shtrihet deri në fundin e muajit shkurt.

Në përfundim të tij, pritet që Sarandës t’i jenë shtuar 550 pemë të reja dekorative, që i shkojnë mikroklimës së Sarandës, sipas rekomandimeve të ekspertëve të fushës.