Shqipëria dhe Kosova me laborator të ri restaurues për dokumentet

105

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi sot Laboratorin i Ri Qendror të Restaurimit, si strukturë e re ku do të përqëndrohen proçeset e Restaurimit, jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë por edhe jashtë.

Ky prezantim u bë në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave z. Ardit Bido dhe Kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Ram Manaj në vazhdimësi të bashkëpunimit mes dy institucioneve për restaurimin e dokumenteve.

Laboratori i Restaurimit ka për qëllim konservimin, rimëkëmbjen, rehabilitimin, rikuperimin dhe shpëtimin e dokumentave të dëmtuara për konsolidimin e dokumenteve të rëndësishëm, kulturore, historike, nga ana fizike dhe estetike.