Slloveni, botohet libri për familjet e vjetra fisnike shqiptare

200

Në Koper u organizua ceremonia e promovimit të librit, në gjuhën sllovene, “Monumenta Albanica Justinopolitana”, me autor Peter Štoka.

Autori pas një pune kërkimore e shkencore rreth katër vjeçare ia ka arritur të sjellë për publikun e gjerë dhe jo vetëm kaq, historinë e më shumë se katërmbëdhjetë familjeve të vjetra fisnike shqiptare me banim e kontribute shekuj më parë në Koper të Sllovenisë në periudhën e Venedikut.

Libri përfaqëson një tregues të qartë edhe të marrëdhënieve e të bashkëpunimit ndërmjet popujve tanë në një periudhë jo shumë të qartë deri tani sa i përket shqiptarëve në Slloveni.