Sot Dita e Gjuhës Amtare

26

Më 12 mars në të gjitha shkollat e vendit për nxënësit e klasave të 9-ta do të zhvillohet Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe.

Ky konkurs synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Nxënësit u shprehën se, “ky konkurs është një rast i shkëlqyer për të treguar dashurinë tonë për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare. Jemi të gatshëm të përfaqësojmë shkollën tonë në këtë konkurs dhe të tregojmë se sa e rëndësishme është gjuha shqipe për ne”.

Me pjesëmarrjen e mbi 8 mijë nxënësve nga të gjitha shkollat 9-vjeçare, konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Finalja e madhe do të shpallet në një festë të dijes, si një vëmendje ndaj gjuhës shqipe si pasuria më e madhe që kemi trashëguar brez pas brezi dhe po ua trashëgojmë edhe fëmijëve shqiptare në diasporë. Edhe ata e festuan me krenari Ditën Amtare të Gjuhës, duke organizuar aktivitete të ndryshme në shkollat e diasporës. Aktivitete si konkurse recitimi, prezantime kulturore, dhe performanca artistike u organizuan me qëllim për të përhapur dashurinë dhe respektin për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Përtej kufijve, këta fëmijë tregojnë dashurinë që kanë për gjuhën shqipe si një shenjë e qartë e përkushtimit të prindërve të tyre për të ruajtur dhe përhapur dhe trashëguar, vlerat dhe traditat e vendit të origjinës.

/ata.gov.al