Sot është Dita Botërore e Gjallesave Ujore

11

Sot është “Dita Botërore e Gjallesave Ujore”. Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndan pamje me disa prej specieve më të dashura, por dhe më të rëndësishme të ujërave tona.

Po kështu edhe AdZM Vlorë, në kuadër të kësaj dite, sjell në kujtesën e publikut disa fakte interesante lidhur me Qendrën e Rekuperimit dhe Rehabilitimit të Breshkave Detare, Vlorë. Aty të pasionuarit pas gjallesave detare do të mund të gjejnë diorama, instalacione dhe panele informative që tregojnë mbi jetën e breshkave dhe rreziqet nga të cilat na duhet t’i mbrojmë.

Breshkat detare janë një ndër speciet më të rrezikuara në botë. Ato janë të kërcënuara nga ndotja, plastika, ndryshimet klimatike, shkatërrimi i habitatit, përplasja me mjetet lundruese apo ngecja në rrjetat e peshkatarëve.

/ata.gov.al