Vithkuq, nis restaurimi i kishës së Shën Gjergjit

304

Në kishën e Shën Gjergjit në Vithkuq, ka filluar restaurimi i çatisë, i financuar nga kompania Favina.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare bën të ditur se ndërhyrja konsiston në restaurimin e çatisë së degraduar duke bërë të mundur shmangien e lagështirës dhe ruajtjen e pikturës murale postbizantine në absidën e saj.

Ndërhyrja restauruese e realizuar nga punëtorët e mirëmbajtjes së DRKK-së Korçë do të shmangë rrezikun e lagështirës dhe konsolidojë objektin sipas projektit të miratuar.

Vithkuqi ka 24 kisha. Ai  zë vend të veçantë në Shqipëri, jo për numrin e tyre, por për arkitekturën dhe zbukurimin.