Zbulohet skulptura e shekullit të 15 e Leonardo da Vinçit

0
30

Kuratorët italianë kanë zbuluar në një ekspozitë të zhvilluar në Firence, ekzistencën e skulpturës që sipas tyre është edhe skulptura e vetme e Leonardo da Vinçit.

Është folur shpeshherë për skulpturat e da Vinçit, por deri më sot asnjë prej tyre nuk ishte bërë publike.

Skulptura 50 cm e gjatë e shekullit të 15-të e quajtur “Virgjëresha Mari me Femijën që qesh” është një prej zbulimeve më të bukura të kuratorëve italianë të ditëve të sotme.

Kjo është nje pasuri për mbarë botën, shprehet një prej tyre në një intervistë dhënë për The Guardian.

Mendohet se ajo është krijuar nga Da Vinçi ne vitin 1472, kur ai ishte rreth të 20-ave.