1-5 maj, Festivali Ndërkombëtar i Kukullave në Elbasan

9

Ka nisur në Elbasan Festivali Ndërkombëtar i Kukullave. Ky është edicioni i tij i parë që u hap dje, në teatrin Skampa dhe do të vazhdojë deri në datën 5 maj.

Në programin e këtij festivali janë parashikuar shfaqje nga trupa teatrale që vijnë nga vende të ndryshme të Europës e Mesdheut si: Belgjika, Italia, Mali i Zi, Tunizia, Turqia, Çekia, Franca dhe Irlanda.

Në ditën e parë të festivalit u prezantua Teatri i Kukullave të Elbasanit me pjesën “Në botën e çokollatave” si dhe përfaqësuesit nga Tunizia me pjesën “Takimi”.

Shqipëria në këtë takim të rëndësishëm të teatrove të kukullave përfaqësohet me Teatrin e Elbasanit, të Korçës dhe të Tiranës.

/ata.gov.al