1 milion vizitorë të huaj gjatë dy muajve të parë të vitit

10

Rreth 1 milion turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2024.

480 539 vizitorë të huaj kanë vizituar vendin tonë ose 55% më shumë se shkurti i vitit të kaluar.

Ndërkohë, për dy muajt e parë të vitit 2024 kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 41% më shumë turistë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Shifrat e larta hyrëse gjatë muajve të dimrit (janar-shkurt) konfirmojnë tendencat për ta vizituar vendin tonë si atraksion gjithëvjetor dhe jo më sezonal i lidhur me turizmin e bregdetit.

/ata.gov.al