10 mënyra si të rriteni profesionalisht

279

1- Planifikoni përpara

Çdo mbrëmje, para se të ktheheni në shtëpi nga puna apo në një moment qetësie në shtëpi bëni një listë të punëve më të rëndësishme për nesër. Kjo do t’ju japë dorë për të nesërmen në punë.

2- Krijoni një hartë të prioriteteve

Merrni një copë letër të çfarëdoshme dhe ‘vizatoni’ në të projektet më të rëndësishme, – secilin prej tyre me një formë të ndryshme. Shikoni për lidhje mes tyre. Projektit më të rëndësishëm jepini më shumë hapësirë në letër se sa atij më pak të rëndësishëm. Si mendoni ta ndani kohën tuaj të kufizuar dhe energjinë për të përmbushur projektet më të rëndësishme dhe më pas ato më pak të tilla?

3- Mbani një ditar

Është si një gazetë e jetës suaj. Të shkruarit e ideve në letër është një mënyrë e mrekullueshme për të parë mundësitë, vështirësitë dhe sfidat që ju duhet të përmbushni.

4- Mësoni të thoni “Do të doja t’ju ndihmoja, por nuk mundem”

Mësoni të vini limite në punë. Askush nuk do t’i respektojë kufijtë që ju nuk i keni ngritur. Ju mund të nevrikoseni ndaj shefit apo kolegëve tuaj se ju kanë ngarkuar me shumë punë, por s’i mund t’i bëni ata fajtorë? Jeni ju ai që duhet të thoni mjaft!

5- Mendoni për të ardhmen

Një ndër problemet më të mëdha të njerëzve është se ata fokusohen vetëm në çështjet e momentit dhe nuk shikojnë asnjëherë në afat të gjatë. Njerëzit më të suksesshëm mendojnë në afat të gjatë (gjashtë muaj, një vit, ndonjëherë edhe shumë vjet më pas).

6- Kërkoni këshilla

Puna mund të jetë një mjedis konkurrues. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë t’u kërkoni kolegëve ndonjë këshillë, por nuk duhet të hezitoni. Ju krijoni besim kur pyesni: “Si do të vepronit ju nëse do të ishit në vendin tim?”. Kur ju kërkoni një këshillë, ju rrisni mundësinë që edhe bashkëpunëtorët apo kolegët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë”.

7- Respektoni axhendën tuaj, por mos lini që ajo të jetë fokusi i vetëm

Rrethanat mund të ndryshojnë në një çast dhe gjithë prioritetet tuaj mund të ndërpriten nga një telefonatë apo një email. Rivlerësoni gjatë ditës, herë pas here, punët që kanë më shumë prioritet – që të siguroheni se po bëni gjënë më të rëndësishme në çdo moment.

8- Sinkronizohuni me shefin tuaj

Shumë punonjës e mendojnë si të mirëqenë se menaxheri i tyre është në dijeni të gjithë punëve, po kjo nuk është e vërtetë. Një herë në muaj, ose më shpesh nëse është e mundur, bisedoni me të rreth prioriteteve dhe projekteve. Vëreni në dijeni se çfarë mendoni dhe se ku çalon situata. Kjo do t’ju ndihmojë të krijoni një marrëdhënie të mirë dhe në sytë e tij të jeni një njeri i përgjegjshëm.

9- Bëni ndërprerje

Ne mendojmë se jemi më efektivë kur përmbushim pjesën më të madhe të detyrave, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Duke punuar pa bërë pushim herë pas here është një mënyrë e mirë për t’u sëmurë apo për të bërë gabime gjatë punës. Bëni një pushim. Mbyllni sytë dhe dëgjoni një këngë të tërë me kufje. Dhe nëse futeni në telashe duke bërë një gjë të tillë në punë, dijeni se jeni duke punuar në vendin e gabuar!

10- Shpërbleni veten

Fundviti, atëherë kur ju bëni një bilanc të performancës suaj, nuk mund të jetë e vetmja periudhë kur ju shpërbleni veten. Por ju duhet ta bëni atë çdo ditë. Sa herë që finalizoni një projekt me sukses, festoni. Çdo herë që zgjidhni një çështje delikate, festoni.
Puna juaj mund t’ju forcojë gjithë muskujt dhe mund t’ju bëjë më të fortë, më elastik, por vetëm nëse ju punoni me seriozitet.

Burimi: Forbes