11 mënyra praktike si të zhvilloni disiplinën e përditshme

262

Është gjithmonë e më e vështirë të jesh i disiplinuar në një shoqëri që kërkon kënaqësi të menjëhershme. Ne shqetësohemi që të ndihemi mirë tërë kohën dhe kërkojmë kënaqësi të menjëhershme, qoftë kjo një makinë e re, një udhëtim ekzotik apo një partner i ri. Qëllimet tona afatgjata nuk janë më aq të rëndësishme. Ne rehatohemi dhe presim një event special që t’i japë jetës sonë kuptim, lumturi dhe sukses. Disiplina është ndryshimi midis zgjedhjes për të patur kontroll mbi të ardhmen tënde dhe të lejosh mjedisin përreth teje të përcaktojë fatin tënd.

Disiplinë do të thotë liri dhe lumturi. Të jep mundësinë të bësh atë çfarë ti dëshiron, sepse ti e di që mund të mësosh si të arrish çdo qëllim që i vendos vetes. Disiplina të mëson si të kesh kontroll mbi mendimet, si të jesh i lumtur në çdo situatë, të kesh emocione pozitive si dhe të jesh optimist. Krijon vetbesim, fuqi fizike dhe mendore, si dhe të ndihmon të rritesh si individ. Me rritje kupton mundësinë për të shijuar jetën në një mënyrë më kuptimplotë. Çdokush mund të zhvillojë disiplinë. Është nje aftësi që fitohet duke e ushtruar dhe nuk është e komplikuar. Thjesht duhet te stërviteni për të.

Po ju paraqesim 11 këshilla që do e shndërrojnë disiplinën në një zakon:

1. Vendosini vetes qëllime të mëdha

Kur ti e sfidon veten me qëllime edhe më të mëdha, ti vërtetë dedikohesh për t’i arrirë ato. Sa më shumë kohë kalon, aq me e vështirë bëhet që të terhiqesh. Kur ke shpenzuar kohë dhe mund për të, nëse dorëzohesh, do të jetë për asgjë. Sa më i madh qellimi, aq me i madh është investimi në të.

2. Vendosni qëllime të qarta

Vendos qartësisht se cfarë do të thotë ky qëllim për ty dhe cfarë do të duhet specifikisht të bësh për ta arrirë. Nëse zgjedh të jetosh më shëndetshem, për shembull, ju do ju duhet të bëni vrap çdo ditë. Në çfarë ore dhe sa gjatë? Do të ushqehesh shëndetshem? Nëse nuk keni një qëllim të qartë, nuk mundeni të listoni hapat që duhet të ndiqni për ta përmbushur.

3. Çdo ditë ka rëndësi

Kur zgjoheni në mëngjes, a e dini cfarë është më e rëndësishmja për të përmbushur atë ditë? Çdo qëllim, çdo prioritet, që i keni vendosur vetes duhet të përmbushet. Kjo do të përcaktojë nëse ëndrra juaj do të jetojë apo do të vdesë. Atletikët e dinë se nëse ata neglizhojnë dhe vetëm një orë stërvitje, ata janë tashmë mbrapa, ata e dinë se do të humbin konkursin pas 3 muajsh. Nëse ata nuk janë strikt ndaj planit – nëse nuk janë të disiplinuar, plani do të vdesë.

4. Mos kini dyshime tek plani

Nëse dëshironi të merrni pjesë në Lojrat Olimpike, çdo orë e stërvitjes ka rëndesi. Nuk ka një trajnim që të jetë më pak i rëndesishëm se tjetri. Kjo qëndron e njëjtë me çdo gjë në jetën tuaj. Kur nisni porcesin, nuk mund të keni më dyshime, nuk mund të hezitoni, nuk mund të tërhiqeni – duhet të punoni shumë çdo ditë për të arritur qëllimin tuaj.

5. Qëndrojini strikt planit

S’ka rëndësi se çfarë ndodh, ju duhet të përmbushni atë ç’ka keni nisur. Duhet të ushtroni presion mbi veten, ndryshe asgjë nuk do të permbushet. Ekziston stres i mirë dhe stres i keq, duhet të siguroheni që ndikoheni nga stresi i mire – flutura në stomak, adrenalinë e kontrollueshme që ju stimulon.

6. Planifikoni një rutinë

Krijoni një rutinë që të të bëhet automatike dhe normale. Atletikët për shëmbull e dinë sa orë duhet të stërviten, kur të kenë orarin e ushqimit si dhe kur të pushojnë. Në stërvitje, ata e dinë që duhet të bëjnë një nxemje fillimisht, të stërviten intensivisht si dhe kur duhet të qetësohen. Duke ndjekur të njejtën rutinë, bëhet zakon – disiplina i përgatit të fitojnë. Të planifikosh rutinën tënde dhe t’i qëndroni strikt asaj ju përgatiteni për sukses.

7. Didikohu në qëllimin tënd.

Disiplinën e mësova nga mamaja ime. Kur e pyesja nëse duhet të filloja të aktroja, kërceja apo të luaja volejboll, ajo më thoshte: “Ki kujdes me çfarë zgjedh ta kalosh kohën, sepse nuk do të jesh më i aftë të tërhiqesh. Do të duhet të qëndrosh strikt deri në fund”. Kështu unë vërtetë po mendoja rreth zgjedhjes sime, nëse do mund t’i dedikohesha për një afat të gjatë kohor.Kur zgjodha atë ç’ka vërtetë doja, nisa të zbuloj mënyra sesi të isha tërë kohën duke u përmirësuar.

8. Kuptoje procesin e transformimit

Trupi dhe truri do të bëjnë gjithçka për t’i rezistuar ndryshimit dhe rritjes. Ti duhet të dish se është normale të ndihesh dembel dhe i padisiplinuar – por duhet të dish që ke të gjithë fuqinë të luftosh kundër saj. Fillo me mendimet e tua.

9. Sfidojini ndjenjat

Pjesa më e vështirë e disiplinës është të qëndrosh strikte ne veprimet e nevojshme për të përmbushur ëndrrën apo lumturinë tënde. Kërkon punë të vazhdueshme dhe të lodhshme të luftosh kundër rehatisë dhe kënaqësive të menjëhershme. Do të duhet te largohesh nga ndjenja e përtacërisë, keqardhjes. Duhet të shkosh përtej tyre, dhe nëse ndihesh i lodhur, stresuar apo vetëm. Disiplina është trajnuesi më i mirë i një fituesi.

10. Rezistojini trurit

Të gjithë njerëzit janë dembela, edhe biznesmenët më të suksesshëm, atletikët më të famshëm si dhe aktorët më të talentuar. Por kjo nuk është thjesht dembelizëm, është truri që kursen energji për ju. Çdo lëvizje kërkon energji, dhe truri bën çdo gjë që t’ju ndalojë ju të lëvizni. Ai dërgon sinjale sesa e vështirë do të jetë, si dhe sa e tmerrshme do të jetë nëse dështoni. Por mund t’i anashkaloni këto mendime duke e  imagjinuar trupin tuaj si një makineri që ka fuqi të mbinatyrshme. Ndajeni veten nga trupi juaj. Luani si të jetë një lojë kompjuterike. Ti je ai që komandon trupin të përmbushë detyrat.

11. Përfitoni kënaqësi nga puna e lodhshme

Drejtoje fokusin dhe përqendrohu sesi të kryesh detyrat gjithmonë më shpejt e më mirë. Shpejtësia është e rëndësishme, duhet të jesh i shpejtë në mënyrë që të arrish perfeksionin në një afat kohor të caktuar.

Shumë njerëz tërhiqen shumë shpejt. Suksesi ka të bëjë me këmbënguljen, dhe disiplina të çon në destinacionin final – realizimi i ëndrrës. Përmirësimi i vetes është një drogë e mrekullueshme.

Unë e dua disiplinën pasi është një burim fuqie. Është një makineri që na ndihmon të kuptojmë dhe të eksplorojmë kapacitetin tonë dhe mundësitë e jetës. Disiplina nuk është e mërzitshme. Është liria për të shfrytëzuar të gjithë energjinë tonë për të krijuar diçka kuptimplotë dhe të bukur.

Burimi: empowermag.al

11 mënyra praktike si të zhvilloni disiplinën e përditshme