28 Maji, Dita Botërore e Lojërave

16

Dita Botërore e Lojërave, e sponsorizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave (ITLA), mbahet më 28 maj. Ndryshe nga shumica e ditëve zyrtare, Dita Botërore e Lojërave është më shumë një qëndrim që nxit lidhjen mes brezave përmes lojës dhe jo një ditë aktivitetesh të planifikuara.

Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave beson se loja përfshin eksplorimin, eksperimentimin gjuhësor, njohjen dhe zhvillimin e aftësive sociale dhe si e tillë është thelbësore për mësimin e fëmijëve dhe themeli për arritjet dhe kreativitetin e të rriturve.

Për më tepër, UNESCO pohon se “inkurajimi i krijimtarisë që në moshë të re është një nga garancitë më të mira të rritjes në një mjedis të shëndetshëm të vetëvlerësimit dhe respektit të ndërsjellë, përbërës kritikë për ndërtimin e një kulture paqeje”.

Ditën Botërore të Lojërave u caktua më 1999, gjatë një konference në Japoni, prej nga u hodh edhe motoja e kësaj dite: “Lejoni një fëmijë të luajë sot. Shikoni një fëmijë duke luajtur sot. Luaj me një fëmijë sot”. Madje aktivistë e mbështetës së kësaj dite ftojnë që në aktivitete argëtuese të përfshihen veçanërisht fëmijët në zonat e fatkeqësive dhe të luftës, pasi  përmes lojës, fëmijët duhet të interpretojnë tragjedinë dhe të përballen me traumën në jetën e tyre.

/ata.gov.al