5 strategji për të qenë një punonjës më i mirë

123

Të shumtë janë artikujt të cilët japin këshilla sesi të jesh një lider më i mirë, por shpeshherë harrojmë se po aq e rëndësishme është që edhe punonjësit të japin më të mirën e mundshme në punë, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e kompanisë ku ata punojnë. Liderat përpara se të jenë lidera janë fillimisht punonjës. Dhe të qenët një punonjës sa më i mirë do të thotë njëkohësisht edhe një lojtar shumë i mirë i ekipit të punës ku ju jeni pjesë. Edhe liderat janë pjesë e një ekipi pune prandaj këshillat e mëpsohtme mund të merren në konsideratë nga të gjithë punonjësit, pavarësisht nivelit të tyre.

Përqendrim i lartë

Gjatë një dite pune shpërqendrimet mund të jenë të shumta. Ato mund të fillojnë nga më të voglat, të tilla si e-mailet apo telefonatat deri tek më të mëdhatë siç mund të jenëprojektet e reja apo takimet e minutës së fundit. Në momenti që ju ndërpriteni, këshillohet që ta shkruani diku shkakun e kësaj ndërprerjeje. Nëse veproni në këtë mënyrë ju do të keni mundësi më vonë edhe për të ndryshuar rutinën tuaj dhe për të shmangur të gjithë faktorët që ndikojnë në shpërqëndrimin tuaj gjatë punës.

Listë me prioritete

Ashtu si edhe shpërqendrimet e ndryshme, edhe ngarkesa në punë mund të jetë një faktor tjetër që të ndikojë në humbjen e përqendrimit tuaj në punë. Gjithkujt prej nesh mund t’i ketë qëlluar që të ketë qenë shumë i ngarkaur me punë dhe të mos dijë nga t;ia fillojë ëm parë. Çelësi i suksesit në këtë drejtim është që ju t’i jepni prioritet gjerave sipas rëndësisë së tyre, duke filluar nga ato më të rëndësishmet deri tek ato me pak të rëndëishme, apo nga ato të cilat kërkojnë shumë kohë nga koha juaj e deri tek ato që mund të realizohen brenda një kohe të shkurtër.

Tregohuni të respektueshëm

Respekti është një element shumë i rëndësishëm në vendin e punës. Ju duhet të repsektoni fillimisht veten tuaj dhe më pas të tjerët. Një prej mënyrave më e mirë për të praktikuar respektin është që të tregoheni tolerantë ndaj të tjerëve. Konflikti mund të fillojë nga një gjë e parëndësishme dhe të përshkallëzohet deri aty sat ë shkaktojë tension të panevojshëm në të gjithë grupin e punës. Ju duhet të respeksoni edhe mendimet e të tjerëve dhe të kuptoni se atom und të jenë të ndryshme nga tuajat, duke u përkejkur për të mos e çuar çdo diskutim në konflikt.

Mësoni më shumë

Mënyra më e mirë për të qenë një punonjës ideal është që ju të jeni në një proçes të vazhdueshëm të të mësuarit, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin tuaj profesional. Të mësuarit do të ndikojë gjithashtu që ju të qëndroni të përditësuar me trended më të reja që kanë lidhje me profesionin tuaj por edhe me trended me të reja të teknologjisë të cilat do t’jua lëhtësojnë punën.

Mos qëndroni i fiksuar përpara kompjuterit

Ndoshta është më mirë të mos e dimë sesa orë në ditë në mund të kalojmë përpara pajisjeve të ndryshme teknologjike, duke filluar nga kopmjuteri, celulari, tabletet etj. Në ditët e sotme, një prej mënyrave ëm të përodrura të komunikimit është ai virual, për shembull më anë të dërgimit të e-maileve. Edhe nëse ne kemi për të diskutuar diçka me kolegun e zyrës, në kemi tendencë t’i dërgojmë e-miail sesa t;ia komunikojmë atë vetë. Edhe pse të shumtë janë ata që menodjnë se një metodë e tillë mund të jetë më efikse dhe mund të kursejë kohë, mund të ndodhë edhe e kundërta. Ju nuk keni pse të dërgoni e-maile njëri pas tjetrit për të marrë përgjigje për një gjë të caktuar, dhe jo vetëm që nuk do t’i kurseni vetes kohë por do të shkëputeni herë pas herë nga e-mailet që ju vijnë.