”5S”, metoda japoneze që ju përmirëson punën

129

Objektivi

“5S”, metodë japoneze, prej kohësh është përhapur në të gjithë botën dhe nuk ka shkollë për formimin dhe inovacionin që të mos parashikojë zhvillimin e të paktën një kursi. Metoda “5S” është një procedurë e thjeshtë për të përmirësuar vendin e punës. Cfarëdo pune që të bëni. Udhëzimet janë të thjeshta, por vështirësia qëndron te vazhdimësia.

Megjithatë, ia vlen mundi, si për ata që duan të kenë më shumë produktivitet në punë, si për ata që duan të kenë më shumë kohë të lirë. Ose edhe për të rritur inovacionin dhe kreativitetin.

1-Seiri

Seiri është e para dhe më e rëndësishmja. Anglezët i thonë “Sort”. Seiri do të thotë të përzgjedhësh dhe të eliminosh nga vendi i punës çfarëdo lloj gjëje që nuk është e dobishme për kryerjen e punës. Zbatimi i duhur i kësaj pike redukton problemet dhe shpërqendrimit gjatë punës, rrit cilësinë e produkteve dhe produktivitetit.

2-Seiton

Seiton është riorganizimi në mënyrë efikase i mjeteve, pajisjeve, materialeve, gjithçka është e dobishme për të punuar mirë. Anglezët e quajnë “Set in order”. S-ja e dytë është mjaft e rëndësishme, pasi eliminon shpërdorimin e kohës gjatë zhvillimit në aktivitetet prodhuese.

3-Seiso

Seiso ka të bëjë me kontrollin e rendit dhe pastërtisë. Anglezët e quajnë “Shine”. Çrregullimi fsheh inefikasitetin, pastrimi nuk është një humbje kohe, por një mënyrë që përmirëson humorin dhe cilësinë e punës.

4-Seiketsu

Siketsu është një koncept që i referohet standardizimit – në anglisht “Standardize” – të procedurave. Të Zgjedhës e të Ndash, të Sistemosh dhe të organizosh, Të Kontrollosh rendin dhe Pastërtinë. Qëllimi kryesor i standardizimit është shmangja e mungesës së zbatimit të tre proceseve të mëparshme, me qëllim që të bëhen një zakon i përditshëm dhe të ruhen dhe të përmirësohen me kohë.

5-Shitsuke

Si të mbash dhe përmirësosh standardet. Anglezët përdorin termin “Sustain”. Në muzikë është aftësia e një instrumenti për të ruajtur tingullin në kohë. Në praktikë, kjo do të thotë që S-ja e pestë, Shitsuke është me e rëndësishmja nga të gjitha. Katër të parat janë të dobishme, por nëse nuk vijojnë, nuk kanë vlerë.
Për këtë metodë duhet vullnet, por përfitimet janë më të mëdha në kosto: ju do të punoni më mirë dhe produktiviteti dhe kreativiteti juaj do të rriten.

Përshtati në shqip Revista Monitor