6-vjeçarja shqiptare fiton “Young Miss Universe 2018”

102

Alea Mehaj nga Peja është një vajzë 6-vjeçare e cila ëndërron që një ditë të bëhet modele e aktore e njohur.

Ndonëse shumë e re në moshë, ajo po ndjek rrugën drejt përmbushjes së dëshirës se saj të madhe.

Së fundmi ajo ka marrë pjesë në “Young Miss Universe 2018”, në Ukrainë dhe përfaqësoi Norvegjinë, vendin ku ajo jeton. Aty fitoi çmimin e parë.

“Jam Alea Mehaj e lindur në Norvegji. Jam shqiptare nga Kosova. Çmimin e parë e kam fituar në Ukrainë si aktore/modele. Unë s’kam menduar që do ta zë vendin e parë ose të dytë, sepse ka pasur shumë vajza të bukura, të mëdha e të vogla”.