9 gjëegjëza për fëmijë, por që as të rriturit nuk i zgjidhin dot. Provojeni…

1782

Këto gjeagjëza janë krijuar për fëmijë , por të rriturit duket sikur nuk arrijnë dot t’i zgjidhin.

I gjeni dot përgjigjet e sakta? Përgjigjet i keni në fund.

1. Jam e lehtë si pendë, por as njeriu më i fuqishëm nuk mund të më mbajë më gjatë se 5 minuta.

2. Zotëri Ramadani ka dy fëmijë. Nëse më i madhi është djalë, sa janë gjasat që edhe fëmiu tjetër të jetë djalë?

3. Nëna e Stejsit ka pasur katër fëmijë. I parë është quajtur Prill, i dyti Maj, i treti Qershor. Si quhet fëmiu i katërt?

4. Çfarë zmadhohet, por asnjëherë nuk zvogëlohet?

5. E hidhni pjesën e jashtme, dhe e pregaditni brendinë. Pastaj e hani pjesën e jashtme dhe e hidhni brendinë. Çfarë keni ngrënë?

6. Çfarë udhëton nëpër botë, por mbetet në një vend?

7. Jam e lartë kur jam e re dhe e shkurtër kur jam e vjetër. Kush jam unë?

8. Një vozitës autobusi ka kaluar shenjën Stop pa u ndalur, ka kthyer majtas aty ku ka qenë e ndaluar kthesa majtas dhe ka kaluar në kahjen e gabuar në një rrugë njëkahëshe. Ai nuk ka thyer asnjë rregull. Pse?

9. Çfarë u përket juve, por të tjerët e përdorin më tepër se ju?

Nese nuk i keni gjetur, përgjigjet mund ti shihni më poshtë

Përgjigje:

1. Fryma

2. 50%

3. Stejsi

4. Mosha

5. Misri

6. Pulla postale

7. Qiriu

8. Ai ka ecur

9. Numri i telefonit.