Pas një pune intensive të bërë nga Qendra Kombëtare për Iventarizimin e Pasurive Kulturore (QKIPK) vetëm në dy vitet e fundit, Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore është shtuar me 69.424 objekte të reja.
Në regjistrimin e pasurive të reja janë përfshirë objekte arkeologjike të ndryshme nga Muzeu i Durrësit, Butrinti, Apolonia, fototeka në pronësi private apo shtetërore, por edhe mjaft vepra arti e koleksione të ndryshme me vlera të çmuara historike, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë në pronësi private dhe për të cilat shteti nuk ka patur asnjë qasje për t’i përfshirë në listën e pasurive kombëtare, duke i lënë në mëshirë të kujdesit të personave që i kanë patur, të cilët jo gjithmonë kanë qenë profesionistë.
Në databazën kombëtare të QKIPK janë të regjistruara për institucione shtetërorë të trashëgimisë në total 136861 objekte.
Nga këto objekte të regjistruara për persona privatë në total janë 34.596 objekte. Shënohen 2249 objekte që figurojnë të humbura midis periudhës 2003 – 2014.
Procesi i regjistrimit të pasurive kulturore, përfshin jo vetëm identifikimin, inventarizimin, regjistrimin dhe katalogimin, por në shumë raste edhe digjitalizimin i këtyre pasurive, me qëllim ruajtjen e tyre, duke krijuar një standard ndërkombëtar dokumetimi të pasurive kulturore shqiptare.