70-vjeçarja thyen rekordin botëror në maratonë

144

Një pensioniste ka thyer rekord botëror në Maratonën e Bostonit.

Jeannie Rice mbaroi garën për rreth 3 orë e gjysmë.

70-vjeçarja vendosi rekord për kategorinë e moshës së saj dhe mbylli konkurrimin për 3 orë 27 minuta dhe 50 sekonda .

Gjyshja nga Ohio pasi kaloi vijën e finisht tha se ndihej absolutisht shumë mirë.

Rekordi i mëparshëm për kategorinë e femrave 70+ ishte 3 orë, 35 minuta dhe 29 sekonda i vendosur nga nga Helga Miketta në vitin 2013

Jeannie e theu rekordin me më shumë se shtatë minuta.

Ajo ka marrë pjesë në maratona gjatë gjithë jetën e saj, me debutimin e parë më 1984 në Cleveland.

Koha e saj më e shpejtë e regjistruar ishte tre orë dhe 16 minuta në Columbus. Ndërsa në Çikago ishte maratona e saj e 116-të.

“Kam vrapuar për më shumë se 35 vite dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e jetës sime,”-tha ajo. “E dua konkurimin dhe përgatitja për garë më mban të motivuar për të vrapuar më shpejt dhe më mirë.”