8 strategji që punonjësit më të mirë të mos largohen kurrë nga kompania juaj

127

Të shumtë janë artikujt që flasin për strategji të cilat ndikojnë në rekrutimin e punonjësve më të mirë, por të paktë janë ata që flasin për strategji të cilat do të ndikon që disa prej këtyre punonjësve më të mirë të mos largohen nga kompania juaj pasi janë rekrutuar. Më poshtë do të lexoni 8 stratëgji të cilat do t’ju ndihmojnë për të mbajtur si pjesë e ekipit tuaj të punës punonjësit më të mirë.

1. Ambient sa më miqësor

Ndoshta shpehsherë ne e harrojmë faktin se në punë kalojmë pjesën më të madhe të ditës, prandaj është shumë e rëndësishme që ambienti ku punoni të jetë sa më miqësor. Një gjë e tillë do të ndikojë pozitivisht edhe në rendimentin dhe në përqendrimin e punonjësve në punë.

2. Komunikimi  

Ky është një prej elementëve më të rëndësishëm në kulturën e punës të një kompanie. Nëse ka mungesë komunikimi asgjë nuk do të marrë rrjedhën e duhur dhe pjesa më e madhe e problemeve jo vetëm që do të mbeten të pazgjidhura por do të përkeqësohen më shumë.

3. Mirënjohja  

Çdo komapni duhet ta ketë në kulturën e kompanisë së saj shprehjen e mirënjohjes ndaj punonjësve. Një gjë e tillë nuk duhet njerrë në pah vetëm atëherë kur punonjësit tuaj realizojnë me sukses në projekt të rëndësishëm por edhe kur ata realizojnë projekte të vogla, dhe më e rëndësishmja edhe kur ata dështojnë. Kjo do të ndikonte pozitivisht edhe në rritjen e vetëbesimit të tyre dhe mos pasjen frikë për të rrezikuar nga mundësia e një dështimi të mundshëm.

4. Bonuse të formave të ndryshme

Çdo kompani ka edhe kulturën e saj përsa i përket bonuseve të ndryshme ndaj punonjësve. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për bonuse monetare. Për shembull, disa kompani operojnë duke ofruar falas ushqimin për punonjëist e tyre, disa të tjera duke u treguar të mirëkuptueshëm ndaj nënave të reja që janë rikthyer në punë duke u treguar fleksibël në oraret e tyre të punës apo duke i mundësuar që të punojnë nga shtëpia, të gjitha këto strategji të cilat ndikojnë në mos largimin e punonjësve më të mirë nga kompania e tyre.

5. Krijimi i mundësive  

Punonëjsit më të mirë duan të përmirësohen gjithnjë e më shumë, prandaj disa prej kompanive më të suksesshme i ofrojnë atyre trajnime të ndryshme profesionale, strategji kjo e cila ndikon edhe në mos largimin e tyre nga kjo kompani.

6. Fuqizimi  

Një prej probleemve më të mëdha të disa sipërmarrësve të rinj është frika ndaj punonjësve më të mirë, gjë kjo që i shtyn ata të mos i japin asnjëherë mjaftueshëm pushtet sa për të drejtuar një grup të vogël punonjësish për shembull. Një veprim i tillë padyshim që shoqërohet edhe me largimin e tyre nga kjo kompani. Prandaj nëse doni që të keni pjesë të stafit tuaj disa prej punonjësve më të mirë, nuk duhet të veproni kurrësesi në mënyrën e mësipërme.

7. Paga

Punonjësit presin që paga e tyre të kalohet rregullisht në llogarinë e tyre bankare, element ky shumë i rëndëisshëm për një numër të madh punonëjsish që të mos largohen nga kompania në të cilën punonjnë.

8. Krijojini mundësinë të drejtojnë  

Kujdes! Një mundësi e tillë duhet t’i jepet vetëm punonjësve tuaj më të mirë, jo çdo kush mund të ishte i aftë të drejtojnte të tjerët, sado i aftë që të ishte në profesionin e tij.