Bova ankoruese për anijet turistike në Parkun Detar Karaburun-Sazan

56

Në Parkun Detar Karaburun-Sazan u bë vendosja e 5 bovave ankoruese për anijet turistike.

Këto bova janë vendosur në disa gjire, 1 bovë ankoruese në Shën Vasil, 1 bovë ankoruese në Dhimëkushtë, 2 bova ankoruese në Shën Jan dhe 1 bovë ankoruese në Gjirin e Gramës.

Këto bova do të eliminojnë çdo dëmtim të mundshëm të livadheve në park nga ankorimi në vendet e papërcaktuara.

Gjithashtu u përfundua me sukses instalimi i 5 bovave sinjalizuese të cilat indikojnë kufijtë e parkut detar.