Bujqësisë do t’i shtohen 2 mijë punonjës në 3 vjet

23

Qeveria synon përmes politikave që do të ndiqen në tre vitet në vijim, të rrisë numrin e të punësuarve në bujqësi me 2 mijë individë.

Në buxhetin afatmesëm 2024-2026 të botuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se është objektiv kryesor zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t’i përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke rritur numrin e të punësuarëve në bujqësi dhe agropërpunim (nga 565 954 të punësuar të parashikuar në vitin 2024 në 568 000 të punësuar në vitin 2026.

Po ashtu, programohen aktivitete promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim. Si dhe parashikohet rritje e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit nga 50.7 miliardë lekë në vitin 2024 në 58.6 miliardë lekë në vitin 2026, pra e thënë ndryshe një kapërcim prej 7.9 miliardë lekësh apo 790 milionë dollarësh për 3 vite.

Në buxhetin afatmesëm thuhet gjithashtu se synohet përmirësimi i konkurrueshmërisë së bujqësisë dhe industrisë agroushqimore si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës përmes nxitjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në zonat rurale, nëpërmjet shtimit të numrit të përfitueseve nga masat mbështetëse në bujqësi nga 7.000 përfitues në vitin 2023 në 13.900 përfitues në vitin 2026.

/ata.gov.al