Bujtina “Shehu” në Kukës, ndalesa e preferuar për shumë vizitorë

34

Bujtina “Shehu” e ndodhur mes malit të Gjalicës dhe Shtegut të Ngjyrave në Kukës është një tjetër sipërmarrje frymëzuese në sektorin e agroturizmit.

”Bujtina Shehu” është  një investim familjar që është kthyer në ndalesën e preferuar për shumë vizitorë që shëtisin këtyre viseve.

Ushqim i freskët, natyrë përrallore, ajër i pastër e mikpritje fantastike.

Programi i qeverisë për bujqësinë ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit.

/ata.gov.al