Çmimi Nobel për Paqen shkon për fizikantin dhe aktivisten irakiane

102

Komiteti i Nobelit në Oslo ndau sot Çmimin Nobel për Paqe. Çmimi shkon për Nadia Murad dhe Denis Mukwege, të cilët u morën me fushatën kundër përdhumineve në luftë.

Ata kanë ndihmuar në uljen e përdorimit të dhunës seksuale gjatë konflikteve dhe luftës. Mukwege është një fizikant i cili ka ndihmuar gjatë tërë jetës së tij në Kongo, dhe bashkë me stafin e tij ka mjekuar mijëra pacientë që kanë rënë viktimë e dhunë seksuale në këtë vend.

Nadia Murad është njëra prej 3000 vajzave Yasidi të cilat ranë viktima të dhunës seksuale. Ajo arriti të largohej prej forcave ISIS dhe që atëherë është bërë aktiviste në mbrojtje të femrave të dhunuara.

Çmimi, çdo vit, i ndahet një individi ose grupi që ka bërë më së shumti për të çuar përpara paqen në botë. Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore.

Këtë vit janë 331 të emëruar për çmimin – 216 nga të cilët individë dhe 115 grupe, tha Komiteti i Nobelit. Sipas tij, kjo është shifra e dytë më e lartë e kandidatëve, pas asaj më 2016. Këtë javë u ndanë çmimet Nobel edhe për mjekësi, fizikë dhe kimi.