Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

4

Më 3 maj 1993 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Çdo vit kjo datë shërben si përkujtesë e shtypit mbarëbotëror për gazetarët e rënë në krye të detyrës, në përpjekje për një raportim objektiv.

Në kuadrin e mbrojtjes që garanton neni 19 i Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes, si edhe të “njoftimit të informacionit”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në këtë ditë kujton figurën e botuesit dhe gazetarit Nebil Çika, i cili për shkrimet e tij u bë shënjestër e forcave komuniste.

Asokohe, gazetari shqiptar shkruante për shtypin vendas dhe njëkohësisht shërbente si korrespondent i mediave perëndimore, sikurse “Reuters” dhe “New York Times”.

Në foton që DPA publikon sot, gazetari Çika paraqitet me një grup gazetarësh të “Fox News”.

/ata.gov.al