Dita kombëtare e Pelikanit Kaçurrel, një prej specieve simbol të vendit

11

Sot është Dita Kombëtare e Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus), popullata më e madhe e të cilit gjendet në lagunën Karavastasë në Shqipëri.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se, kjo ditë i kushtohet një prej specieve simbol të vendit tonë.

Pelikani kaçurrel në pjesën e pasme ka pendë kaçurrele (të përkulura), qesja e fytit është me ngjyrë portokalli, këmbët gri e errët, ndërsa gjoksi është si i bardhë. Në majat e krahëve ka pak pendë të zeza.

Gjatësia e trupit të pelikanit është rreth 180 cm, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 m. Pesha mesatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet.

Vrojtimi në distancë nga qendra e vëzhgimit e ngritur enkas në parkun Divjakë-Karavasta është një peizazh i pa përsëritshëm. Vizitorë të shumtë vendas e të huaj vëzhgojnë këtë shpend të rrallë.

Prania e Pelikanit Kaçurrel vërehet edhe në liqenin e Shkodrës, lagunën e Vilunit, etj.

/ata.gov.al