Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, ISHMT: Qytetarët të njohin të drejtat e tyre

31
TIRANË (AA) - Në prag të festës së Kurban Bajramit besimtarët muslimanë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në vendet e tjera të rajonit, vazhdojnë përgatitjet për pritjen e festës. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

15 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit e cila u shpall për ndërgjegjësimin mbi universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë, si dhe mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut apeloi sot në këtë ditë konsumatorët të blejnë produkte duke njohur të drejtat e tyre.

ISHMT-ja garanton dhënien e  informacionit të plotë, të vërtetë dhe të saktë në gjuhën shqipe, nga tregtarët, për mallrat dhe shërbimet e vendosura, ose të parashikuara për t’u vendosur në treg.

Po ashtu, shitësit duhet të sigurojnë që mallrat të jenë të shoqëruara me etiketë, ku informacioni të jetë shënuar në gjuhën shqipe, dukshëm dhe kuptueshëm. Çdo marr që i ofrohet konsumatorit, duhet të ketë të shënuar çmimin e shitjes.

Shitësi është i detyruar ta shesë mallin të ambalazhuar ose të paketuar në mënyrë të rregullt e të sigurt.

ISHMT garanton vendosjen nga tregtarët, në njësinë e tyre të tregtimit, emërtimin tregtar, adresën, orarin për shërbimin e konsumatorit, si dhe të dhëna të tjera, që lidhen me natyrën e mallrave ose të shërbimeve që ofrojnë, respektimin e garancisë kontraktuale e cila i jepet konsumatorit në gjuhën shqipe; të drejtën e konsumatorit, në bazë të ankesës drejtuar shitësit për mallin e blerë,  për të rizotëruar mallin e sjellë në përputhje, pa pagesë, nëpërmjet riparimit apo zëvendësimit, të ketë një ulje të përpjesshme të çmimit, ose konsumatori mund të anulojë kontratën.

/ata.gov.al