Durrës, 5 800 tonë mallra po përpunohen në port

8

Në portin e Durrësit sot po përpunohen 6 anije me 5 800 tonë mallra.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 3 anije tregtare me 5 800 tonë mallra dhe 1760 njësi kontejnerike janë në përpunim.

Konkretisht 2 anije me 1.132 njësi kontejnerike janë në radën portuale dhe 1 anije me 387 njësi kontejnerike pritet të përpunohet në orët në vijim.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/ata.gov.al