Efektet e moratoriumit të gjuetisë, 40% më shumë zogj shtegtarë në lagunat tona

128

Në lagunat e Shqipërisë është rritur prezenca e zogjve shtegtarë me 40%.

Pakësimi i faunës së egër ka qenë një problematikë e madhe në Shqipëri, aq sa edhe në zonat e mbrojtura ishte e vështirë të gjeje shpendë apo kafshë të egra.

Por, vendosja e moratoriumit të gjuetisë rriti ndjeshëm numrin e kafshëve të egra apo zogjve shtegtarë, madje edhe të atyre në rrezik zhdukjeje.

Si pasojë e moratoriumit të gjuetisë, në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë numri i shpendëve të ujit në 2018-n ka arritur në mbi 47 mijë. Flamingot i gjejmë në këtë park si asnjëherë më parë, mbi 4 mijë të tilla.

Shtim të llojeve të faunës së egër kemi edhe në Kune-Vain; në Liqenin e Shkodrës, në Nartë, Butrint, Orikum, Patok, në Karpen, Seman dhe në liqenin e Tiranës.