Gjesti frymëzues, nxënësit dhurojnë pako për bashkëmoshatarët e tyre në vështirësi

106

Një gjest simbolik, por mjaft domethenes dhe shpresëdhënës.

Kanë qenë nxënësit e shkollës “Koli Sako” në bashkinë  Divjakë që kanë marrë nismën humane të dhurimit në këtë prag festash.

Nxenesit e shkollës 9-vjeçare “Koli Sako” në Divjakë, ndërmorën një iniciativë humane për të ndihmuar sadopak shokët dhe shoqet e tyre që në këtë prag festash, kanë nevojë për një gjest të tillë.

Ata dhuruan pako me ndihma per shokët dhe shoqet të tyre që u përkasin grupeve vulnerabël: Fëmijëve me aftësi ndryshe, fëmijët që i përkasin familjeve me ndihmë sociale, fëmijët me prindër të ndarë dhe fëmijët jetimë.