Ekonomia rritje me 2.72 % në 3-mujorin e parë

2

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të vitit 2023 u rrit me 2.72 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022.

Sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë kësaj periudhe bujqësia pati një rritje me 0.04 %. industria, përfshirë edhe energjinë pati një rritje me 1.23 %. ndërtimit pati një rritje me 4.54 %.

Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor shënuan po ashtu rritje me 3.52 %.

Grupi i aktiviteteve informacioni dhe komunikacioni u shfaq me rritje prej 6.29 %. Ndërsa aktiviteti financiar dhe i sigurimit ka shënuar një rritje prej 5.15 %.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka shënuar një rritje prej 11.02 %. Ndërsa taksat neto mbi produktet shënuan ulje me 2.81 %.

Të dhënat tregojnë se konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3.05 %. Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 4.34 %.

Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks, referuar ndryshe investimet u rrit me 6.99 %.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 8.28 %, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7.23 %.

/ata.gov.al